E rëndë/ Babai përdhunonte vajzën 9-vjeçare prej 5 vitesh dhe e filmonte, i biri i gjeti…

Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një 40-vjeçar nga qyteti i Spartës, baba i dy fëmijëve, është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej vitesh me vajzën e tij 9-vjeçare.

40-vjeçari është vënë në pranga pas denoncimit të ish-bashkëshortes së tij, e cila e ka kallëzuar në Polici se ai abuzonte me vajzën e tyre të mitur prej 5 vitesh.

Sipas informacioneve në mediat greke çështja filloi të zbardhej kur vëllai i vogël gjeti një prezervativ në shtëpinë e babait dhe e pyeti se çfarë ishte. Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij.

Por, duke u kthyer në shtëpinë e të ëmës, djali i vogël ka rrëfyer nënës së tij rreth këtij detaji, teksa në të njëjtën dhomë ndodhej dhe motra e tij.

Kur vajza ka dëgjua historinë ka shpërthyer duke qarë në dënesa dhe ka filluar t’i tregojë nënës për tmerrin që po përjetonte nga babai i saj. Pas rrëfimit të të bijës, ish-bashkëshortja e 40-vjeçarit ka bërë denoncimin në Polici.

Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe në një aksion policor sot në mëngjes kanë arritur të arrestojnë 40-vjeçarin jashtë qytetit.

Pasi kanë kontrolluar celularin e tij, efektivët janë shokuar duke gjetur aty një sërë fotosh dhe video me material pornografik të 40-vjeçarit me vetë fëmijën e tij.

Të gjitha sendet e sekuestruara do të dërgohen në Laboratorin e Kriminalistikës së Policisë për hetime të mëtejshme. Familja në fjalë jetonte vitet e kaluara në një zonë të Atikës Perëndimore dhe ishte shpërngulur në dy vitet e fundit në një fshat afër Spartës.

40-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur që nga mosha 4 vjeçare e deri më sot. Babai “monstër” që punonte vitet e fundit në një biznes privat në Lakoni, pritet të dalë para gjykatës në orët e ardhshme.

Kundër tij është ngritur një dosje për përdhunim, abuzim me të mitur, marrëdhënie seksuale mes të afërmve dhe pornografi të të miturve.

Të Fundit