62 raste të përndjekjeve online: U kryen të gjitha nga një 34-vjeçar shqiptar i burgosur në Francë

Një 34 vjeçar i identifikuar si Fabian Dodaj është zbuluar nga Policia e Tiranës se fshihet pas përndjekjes së 62 vajzave përmes rrjeteve sociale.

I riu aktualisht rezulton të jetë në burg në Francë, nga ku ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale të femrave të ndryshme.

Më pas ai u merrte foto nga profilet e tyre dhe u krijonte profile false duke publikuar ato materiale aty dhe i vendoste përshkrime denigruese.

Autori i shantazhonte ato duke kërkuar foto dhe video intime në kërkim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

Pas identifikimit të autorit, Policia e Shtetit përmes Interpol Tiranës dhe autoriteteve franceze i sekuestruan atij në qeli aparatin celular me të cilin kryente veprimtarinë kriminale.

Të Fundit