Një histori e veçantë është shënuar në Vlorë këtë fillim gushti, ku një qytetar i saj ka thyer një rekord që më parë, askush nuk e kishte imagjinuar. Bëhet fjale për Gentian Qejvanaj, i cili jeton prej 1 dekade në Kinën e largët. Por për të nuk duket edhe kaq e largët, pasi ai vendosi në mëngjesin e 30 qershorit që rrugën drejt vendlindjes ta përshkonte me biçikletë.
Dhe kështu ndodhi, Genti u nis nga Kina drejt Vlorës me dyrrotakun e tij duke përshkruar 7 shtete, nga Uzbekistani, Taxhikistani, Kyrgystani, Azerbazhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Greqia. Më 4 gusht ai mbërriti në pikën kufitare të Qafë Botës, e në mbrëmjen e 5 gushtit në destinacionin që i kishte vendosur vetes, Vlorë.
Për media ai tregon edhe peripecitë e rrugës sfilitëse.
“Nga 30 qershori deri sot 5 javë, ka qenë vështirësira që mund të kaloheshin, unë u nisa vetëm pa i thënë asgjë asnjërit, më ngrohën zemrën të shikojnë vlonjatët mua kaq afër. Kam pas disa probleme në Kyrgystani. 3500 metra filloi të binte shi ftohtë, atje ushtria më ndihmoi të zbrisja nga mali”,- tha Gentian Qejvanaj, çiklist.
Pas mbërritjes në Vlorë, çiklisti ka marre edhe flamurin e qytetit europian te sportit per vitin 2024.
“Faleminderit Vloraaa, kam 10 vjet që jetoj në Kinë dhe jam Shqiptar. Është një lidhje nga ana shpirtërore, tani më bën krenar dhe do jetë një kujtim, familjes time që në fillim nuk më besonin e pastaj filluan të kuptonin që nuk ishte vetëm për veten time por edhe për të gjithë shqiptarët, Vlora e vlonjatëve nuk është vetëm një vend për bregdet por edhe një vend për aventura si kjo”,-tha tha Gentian Qejvanaj, çiklist.
Gentiani jeton prej 10 vitesh në Kinë dhe beson se ky udhëtim do të shërbejë edhe si një promovim për Vlorën turistike dhe Shqipërinë ndaj edhe zgjedhja e udhëtimit ishte pikërisht kjo aventurë e përjetuar.