Portieri i Shqipërisë , Thomas Strakosha duket se nuk e ka nisur me këmbën e mbarë eksperiencën e tij në ekipin grek AEK.
E marta mbrëma në ndeshjen e Konferencës së Ligës kundër skuadrës armene Noah, nuk qe shumë e favorshme për portierin shqiptar.
Një video ku duket se portieri kundërshtar Ognjen Çançarevic ka gjuajtur gol nga porta e tij drejt Strakoshës, ka bërë xhiron e rrjetit.
Kësaj gafe në minutën e 67-të, i ka paraprirë një gabim tjetër nga portieri shqiptar në minutën e 34-të, ku Strakosha nuk arriti të largonte siç duhej topin.
Goditja e topit dhe dërgesa e tij drejt te kundërshtari, Virgile Pinson, ishte fatale pasi ky i fundit mundi të shënonte.