Menaxheri i 6 pikave të karburanteve vjedh xhiron ditore miliona lekë, arrestohet

Policia e Elbasanit ka arrestuar menaxherin e 6 pikave për shitjen e karburantit në qytet, pasi dyshohet se vodhi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën.

Në pranga pëfundoi shtetasi S. Zh., 55 vjeç, i cili dyshohet se vodhi rreth 5 400 000 lekë, xhiron ditore të pikave të karburantit që menaxhonte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, që u gjet në ambientet e punës ku qëndronte ky shtetas.

“Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetasit S. Zh., me anë të mashtrimit”, thueht në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit