Një grua rreth të 50-ave ka humbur ndjenjat në qendrën e votimit në Himarë Fshat.
Është njoftuar ambulanca e cila ka shoqëruar gruan në ambientet e spitalit të Himarës.
Zgjedhjet deri në këto momente kanë qenë të qeta, me pjesëmarrje të kënaqshme. Problematika kryesore e raportuar është fakti që një numër zgjedhësish nuk kanë mundur të votojnë, për shkak se kanë patur mjete identifikimi të skaduara.