100-vjeçari shkon të votojë në Himarë, nuk gjen emrin në listë

Në Himarë fshat ka shkuar një 100-vjeçar për të votuar, por nuk e ka gjetur emrin në listë.

Në nisje të procesit të votimit, janë 136 zgjedhës në bashkinë e Himarës që nuk janë përfshirë në listë se janë në moshë mbi 100 vjeç. Sipas saj atyre u jepet e drejta për të votuar pasi të bëhet një verifikim.

Po kështu janë edhe 119 zgjedhës pa adresë banimi që do t’u jepet mundësia për të votuar, ndërsa 385 zgjedhësve të rinj për herë të parë u jepet e drejta për të votuar.

Vetëm për 5 ditë nga shpallja e dekretit të presidentit për zgjedhjet, janë transferuar 93 qytetarë me të drejtë vote.
Në krahasim me vitin 2023 kemi 252 zgjedhës më shumë. Nga viti 2021 deri në 2023 kur del lista për zgjedhjet vendore rezultuan 8 votues më pak ndërkohë para një viti deri më sot kemi 252 më shumë dhe 331 transferime nga bashkitë e tjera jo vetëm për të jetuar por edhe për të votuar.

Të Fundit