Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë, arrest në shtëpi, ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Seanca është zhvilluar gjatë paradites, ndërsa prokuroria ka paraqitur pretendimet e saj, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-gjyqtares
Por kjo e fundit në sallën e gjyqit, dukshëm e prekur dhe në lot, është shprehur se, nuk e kishte idenë se për çfarë ishte dhënë masë sigurie ndaj saj dhe se për çfarë e akuzojnë.
Ndërsa për sekretaren e saj Denada Toda Runaj, është lënë në fuqi masa e ndalimit të daljes jashtë vendit.