Mediat sociale kanë shpërthyer pas një fotografie të një qitësi olimpik turk, që u kthye në fenomen në ‘Paris 2024’, i cili në dukje ishte indiferent, por mori medaljen e argjendtë.
Me dorën në xhep dhe pa ndonjë pajisje optike që mbanin rivalët e tij, stili i rastësishëm i Yusuf Dikeçit e veçoi atë nga konkurrentët e tij në garën e skuadrës së përzier me pistoletë ajrore 10 metra dje.
Personaliteti i Dikeçit, së bashku me talentin e tij e kanë bërë atë një sensacion në internet brenda natës.
“Turqia dërgoi një djalosh 51-vjeçar pa lente të specializuara, mbulesë sysh apo mbrojtje veshi dhe mori medaljen e argjendtë”, shkruhet në një postim viral në X, i cili kishte pothuajse 90 milionë shikime.
Shumica e gjuajtësve olimpikë përdorin mbrojtje të specializuar të veshit dhe lente për të bllokuar shikimin në njërin sy dhe për të reduktuar dritën, por Dikeç me sa duket nuk kishte nevojë për asgjë nga këto.
Dikeç nuk është i panjohur për gjuajtjen me armë, ai mban edhe disa tituj nga kampionati botëror dhe europian për evente të ndryshme me pistoletë.
“Nuk kam pasur nevojë për pajisje speciale”, thuhet se ka thënë Dikeç për mediat vendase turke. “Unë jam një gjuajtës natyral, i natyrshëm.”
“Suksesi nuk vjen me duar në xhepa” është një tjetër deklaratë që ai bëri për shtypin vendas.