“Qyteti i UNESCO-s: Pse çiftet zgjedhin të xhirojnë klipet e dasmave në këtë destinacion magjik”

Endri nga Gjirokastra dhe Loena nga Korça kanë zgjedhur Pazarin karakteristik në Gjirokastër, si mjedis të veçantë për realizimin e klipit të martesës së tyre.

“Gjirokastra është pjesë e UNESCO-s prandaj e kemi zgjedhur është një nga vendet më të ralla si emigrantë kemi parë shumë vende të tjera por Gjirokastra ngelet gjithmonë, diçka afër zemrës sonë, na përfaqëson pjesën e familjes, na kujton familjen.” –thotë dhëndrri.

Për ta ky momenti ishte mjaft I vecantë, kjo dhe për shkak të vëmëndjes që morën nga vendasit dhe të huajt, të cilët i uronin në celebrimin e dashurisë së tyre.

“Është një emocion shumë i veçantë, unë jam me fat që jam martuar në këtë qytet , i cili mbrohet edhe nga UNESCO hera e parë kur kam qenë në Gjirokastër kam fotografuar çdo cep të saj pa e ditur që do të vinte një ditë dhe unë do të bëja ceremoninë martesore këtu.” –shprehet Loena.

Çiftet e reja ndërsa realizojnë klipin e martesës në rrugët e kalldrëmta ndiqen me kërshëri nga banorët dhe turistët.

Duket se klipet e dasmave tashmë janë një mënyrë origjinale për promovimin e vlerave të qytetit të Gjirokastrës.

Të Fundit