Shqiptari grabit vilën në Palma de Majorka, bie nga lartësia dhe thyen këmbët

Policia Vendore e Palma de Majorkas ka arrestuar një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, teksa po largohej nga një shtëpi ku kishte hyrë për të grabitur në lagjen s’Arenal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së martës, kur Policia Vendore ka marrë një telefonatë nga një qytetar që denoncoi se kishte rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tij dhe se individi ndodhej ende mbi çatinë e garazhit.

Një nga patrullat e zonës është paraqitur në vendngjarje dhe ka folur me fqinjin, i cili u ka thënë se kur ka qenë në dhomën e gjumit ka dëgjuar një zhurmë në ballkonin e dhomës dhe ka parë një individi që po ngrinte blindat e dritares me qëllim që të hynte.

Në atë moment dhe duke u ndjerë i zbuluar, individi ka tentuar të zbresë nga ballkoni për të shpëtuar, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë mbi pjesën e garazhin.
Më pasi iu shqiptar u ngrit për t’u ngjitur në murin rrethues të banesës, por nuk mundi për shkak se i ishin thyer të dyja këmbët.

Kjo bëri që agjentët e policisë ta arretonin menjëherë nga pamundësia e tij për të lëvizur.

“Duke parë dëmtimet e të arrestuarit, agjentët kanë kërkuar një ambulancë që e dërgoi në spitalin Son Espases.

Pas ekzaminimit, mjekët i kanë njoftuar agjentët se ai kishte të dy nyjet e këmbëve të thyera dhe se duhej të shtrohej”, shkruajnë mediat spanjolle.

Të Fundit