Aksident i rëndë pranë Butrintit, makina me turistë bie në kanalin me ujë

Një aksident rrugor me 2 persona të plagosur është regjistruar pasditen e së mërkurës, në afërsi të fshatit Vrinë në zonën e Butrinit.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë me dy shtetas të huaj doli nga rruga dhe përfundoi e përmbysur në kanalin e Butrintit.

Menjëherë në ndihmë kanë shkuar banorët e zonës të cilët arritën të nxjerrin nga mjeti dy turistët në rrezik për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandës dy të lënduarit.

Megjithatë ata do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Të Fundit