Triumfon drejtësia/ Gjykata Vlorë godet mafien e pronave në Jug

Emisoni investigativ “Stop” prej kohësh ka publikuar rastin e vëllezërve Koka në Himarë ku kushuriri i tyre Elidon Gjikoka u grabiti pronën në breg të detit.
Faktet e këtij skandali emisioni “Stop” i ka bërë publike disa herë. Ndërsa tani rezulton edhe e provuar nga Prokuroria e Tiranës dhe asaj të Vlorës që Elidon Gjikoka u bë pronar i një prone në breg të detit në Himarë, pra nga qiramarrës në pronar.

Në këtë skandal u përfshinë më shumë se 16 persona punonjës të Hipotekës dhe Legalizimit Vlorë në atë kohë.
Sot më 30 Korrik 2024, Gjykata Vlorë me gjyqtar Artan Çirraga vendosi të shpallë fajtor me 4 vite burg Elidon Gjikokën dhe bashkëpuntorët e tij në këtë skandal.
Gjykata Vlorë vendosi gjithashtu edhe asgjesimin e rreth 20 dokumentave të falsifikuara.

Të Fundit