1 milion euro kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar në autostradën Santa Maria Capua Vetere, pasi në makinë iu gjetën 1 kilogram kokainë, të destinuar për tregun ilegal të qytetit dhe krahinës së Napolit.

Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg, do t’u kishte sjellë organizatave kriminale një fitim të paligjshëm prej mbi një milion euro.

Operacioni u krye nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare që bëri të mundur shkatërrimin e një hallke të rëndësishme në zinxhirin e furnizimit të organizatave kriminale që operojnë në zonën napolitane.

Të Fundit