Dhjetëra fermerë të fushës së Maliqit bllokuan këtë të hënë segmentin e rrugës nacionale nga kryqëzimi i Drithasit deri në afërsi të fshatit Symiz.
Shkak i kësaj proteste u bënë çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Korçës, ku disa prej tyre u shoqëruan në komisariat.
Nga fermerët e shoqëruar në komisariatin e Maliqit, njëri prej tyre është gjobitur me shume 100 mijë lek te reja.
23 fermerë të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e kësaj proteste kanë marrë gjoba për parkim të gabuar për mjetet e tyre bujqësore në aksin nacional.