Një sherr mjaft i dhunshëm mes femrave ka shpërthyer në një plazh të njohur në Varcaturo, në zonën e Napolit. Sipas raportimeve, arsyeja e debatit mund të jetë një shezlong në rreshtin e parë.
Në fakt, dy gra dyshohet se i kërkuan punonjësit të plazhit një shtrat dielli në breg të detit, për t’u vendosur para atyre që kishin mbërritur herët në mëngjes për të marrë vendin më të mirë.
Kur punonjësit e plazhit refuzuan, zonjat nisën një sherr, duke sulmuar fillimisht ata që po shijonin një ditë në plazh dhe më pas kundër vetë rojeve të plazhit.
“U deshën më shumë se gjysmë ore për të rivendosur qetësinë”, thanë dëshmitarët: edhe ata që tentonin të shuanin sherrin do të përfundonin në përleshje që përfshinë edhe të mitur. Skena u filmua nga pushues të ndryshëm.