Macron refuzon humbjen, nuk pranon dorëheqjen e kryeministrit

Presidenti francez Macron ka refuzuar dorëheqjen e Gabriel Attal si kryeministër, duke i kërkuar të qëndrojë në detyrë. Sipas informacioneve, Presidenti francez Macron i ka kërkuar Gabriel Attal të qëndrojë si kryeministër për “stabilitetin e vendit”.

Attal tha se do të jepte dorëheqjen si kryeministër të dielën kur partia e Macron doli e dyta pas Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë (NFP).

34-vjeçari Attal bëri histori kur mori detyrën në fillim të këtij viti si kryeministri më i ri i Francës.

Të Fundit