Trafik i rënduar në autostradën e re Thumanë–Kashar, radha e mjeteve më shumë se 10 km

Në autostradën e re Thumanë -Kashar, është krijuar një trafik i rënduar automjetesh ditën e sotme.

Radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat dhe fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i këtij trafiku të rënduar.

Aksi Thumanë-Kashar u hap për qarkullimin e mjeteve në 30 qershor, ndërsa kalimi në këtë rrugë është me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.

Të Fundit