Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shkrumbuar nga flakët një lokal plazhi në Radhimë të Vlorës.
Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohen pistat e tjera pasi janë djegur dhe shezllonet.
“Sot, në Radhimë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt me strukturë druri (beach-bar) në pronësi të shtetases P. K., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.