Policia e Tiranës ka marrë masat për protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës ditën e sotme.
Tubimi është kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” në orën 10:00.
Për këtë arsye, policia informon se prej orës 09:30 e në vijim do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme janë evidentuar raste të përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë.
Policia u bën thirrje protestuesve që të distancohen nga çdo akt dhune.