Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar mëngjesin e sotëm për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Arrestimi u krye nga Policia e Tiranës pas urdhër-arrestit të lëshuar dhe konfirmuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme, që miratoi kërkesën e SPAK.

Sipas burimeve të tvklan.al, arrestimi i Beqajt është kryer në lidhje me një hetim për abuzim të fondeve të BE-së për një restorant në qendër të Tiranës që është i lidhur me Ilir Beqajn.

Sa i përket këtij hetimi, janë lëshuar 14 masa sigurie në total nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, prej të cilave janë 3 janë arrest në burg dhe pjesa tjetër arrest në shtëpi. Kështu, bashkë me Ilir Beqajn janë arrestuar edhe Ermal Kurtulaj dhe A.N.

Nga ana tjetër, kujtojmë se Ilir Beqaj ka edhe masë detyrim paraqitje për koncesionin e sterilizimit të mjeteve spitalore.

Abuzimi me fondet e BE

Restoranti në qendër të Tiranës dyshohet se është përfshirë në një skemë korruptive me fatura fiktive duke abuzuar me fondet e Bashkimit Europian.

Ilir Beqaj, i cili deri para disa muajsh drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), akuzohet se qëndronte në krye të skemës së abuzimit. I arrestuari tjetër Ermal Kurtulaj ishte koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point’ që financohet nga BE.

Për llogari të këtij hetimi, në muajin Dhjetor 2023 Ilir Beqaj ju kontrollua banesa nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Të Fundit