Mjekja e pezulluar e Onkologjikut, Alketa Ymeri Pere është ftuar në një intervistë në media këtë të martë. Pas skandalit të ndodhur, Pere, ka treguar versionin e saj në lidhje me këtë ngjarje.
Ajo tregoi se pacientët i kanë treguar fotot në lajmet e bëra për të, për këtë arsye iu është përgjigjur ashtu gazetarëve.
Gjithashtu është shprehur që në momentin që ka marrë vesh për pezullimin e saj nga Onkologjiku, është bërë gati për t’u hedhur nga ballkoni.
Pjesë nga intervista:
Grida Duma: Pse vendose të shfaqeshe sërish në publik?
Alketa Pere: Për mua nuk është një moment i favorshëm por e zgjodha këtë emison të sqaroj pozicionin tim në këtë hetim, ngaqë kanë ndodhur kërto ngjarje më duket vetja… kam 30 vite si mjeke, po e them si eksperte.
Grida Duma: Ndihesh mjeke?
Alketa Pere: Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment I vogël për t’u hedhur nga ballkoni.