Çfarë ndodhi gjatë natës në Shkodër? I vendoset lëndë plasëse banesës së policit

Një sasi lëndë plasëse eksploziv shpërtheu në Shkodër rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Tepe”.

Eksplozivi ishte vendosur në derën e shtëpisë private të oficerit të policisë V.Zh. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe po hetojnë rastin.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të Fundit