Vëllai i Kryeministrit, Edi Rama, Olsi Rama, mohoi nga SPAK, lidhjet e tij me trafikantët e drogës në dosjen e njohur si “Xibraka”, të denoncuara nga Partia Demokratike.
Ai u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për padinë që ka bërë më herët ndaj Gazmend Bardhit për shpifje në lidhje me këto deklarata. Në dalje iu përgjigj interesit të medias.
“Unë e kam bërë kallëzimin sepse e kam konsideruar një manipulim të të gjitha fakteve dhe një gënjeshtër shumë të madhe. Prandaj, për të dalë e vërteta. Ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Unë i kam marrë automjetin në atë kohë një personi për të shkuar për të bërë një udhëtim dy ditor në Selanik dhe kaq. Nuk kam lidhje fare me asnjë nga personat që përmendni dhe vetëm një person njoh, komplet rastësisht”, tha Rama.
“I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja”, shtoi Rama.