Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm tek ura e Shkozës në Tiranë.
Bëhet me dije se shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Mësohet se ka ndërruar jetë Vlash Sokoli 76-vjeç.
“Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.