Adriatik Llanaj, një qytetar 32 vjecar nga Vlora, tregon, se në vitin 2019 ka bërë aksident me motorr dhe ka humbur njërën këmbë. Ai thotë, se i kalon ditët me shumë vështirësi, pasi përvec problemeve fizike, aksidenti i ka dhënë edhe shqetësime emocionale. Adriatiku ka dëshirë të bëjë një kurs për berber.Pas aksidenti, ka fituar gjyqin për dëmshpërblim, ku e paditur ishte Byroja Shqiptare e Sigurimit. Shuma e përfituar është mbi 50 milionë. Por edhe pse ka marrë dy avokatë, asgjë nuk është bërë për të marrë paratë, që i takojnë.Avokati Romarjo Meminaj, thotë, se do të interesohet te Byroja shqiptare e Sigurimit. Ndërsa kolegia e tij është me leje lindjeje.Gazetari i “Stop” u interesua te Byroja, por përgjigja e thatë, që mori ishte, se rasti do të shihet me përparësi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]