Prej 13 ditësh në grevë urie, i dënuari në burgun e Burrelit përfundon në spital

Prej 13 ditësh i dënuari Vladimir Hoxhaj me origjinë nga Malësia e Madhe i cili po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Burrel ndodhet në grevë urie.

Shkak për këtë grevë është bërë transferimi i tij nga burgu i Reçit në burgun e Burrelit. Mësohet se mbrëmjen e djeshme për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Nuk dihet gjendja shëndetësore ndërsa Hoxhaj vijon të qëndrojë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave për ta transferuar në IEVP Reç.

Të Fundit