Pesë muaj pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur grek Vassilis Karras është botuar testamenti i tij në Gjykatën e Selanikut.
Për herë të parë janë bërë të ditura detajet e testamentit të artistit të mirënjohur, i cili u nda nga jeta më 24 dhjetor 2023 në moshën 70-vjeçare.
Pasuria e këngëtarit i kalon 10 milionë eurot dhe njerëzit që e trashëgojnë janë gruaja e tij, Kristina dhe e bija, Irene.
Testamenti i këngëtarit përfshin një banesë në Kardia Selanik, shtëpinë e pushimit në të drejtën e autorit të këngëve të tij, të cilat për 50 vitet e ardhshme i përkasin bashkëshortes së Vassilis Karras.