Dy makina ku udhëtonin maturantët janë përplasur kokë më kokë në Vlorë. Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy maturantë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë.
Dy maturantët e plagosur, një djalë dhe një vajzë, janë dërguar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tyre.
Uniformat blu po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.