Shpëtim Dulaj, përfaqësuesi i “Albagame” në Shqipëri, denoncon në “Stop” një fenomen, që ka filluar të lulëzojë në vend në vitin 2023 me shitjen e Play Station 5.Ai shpjegon, se subjekte të vecantë, e deklarojnë më të ulët cmimin real të blerjes së PS5, duke shmangur ligjin, përmes cmimit të referencës dhe tvsh në doganë. Dulaj ka bërë edhe një ankesë në institucionet e linjës Doganë- Tatime, pasi ai dhe një distributor tjetër, që deklarojnë me cimi real, futjen e këtij produkti në Shqipëri, po falimentojnë për shkak të konkurencës së pandershme.Eksperti Zef Preçi shpjegon procedurat e doganës dhe tatimeve dhe evidenton, se ku nuk funksionon sistemi për këtë fenomen.Me kamera të fshehtë, kemi blerë play station 5 në dyqane të ndryshme, ku cmimi ndryshon me 50-100 mijë lekë të vjetra më pak. “Stop” ka zbuluar subjektet dhe portën hyrëse, se nga ndodh ky fenomen.Kodi i importit për këtë pajisje është i njejtë për të gjitha subjektet importuese. Subjektet, që kanë fshehur cmimin real të Play Station 5, e kanë importuar atë nga Dubai dhe e kanë zhdoganuar nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Është e cuditshme, sesi hallka doganore ka zhdoganuar këto ngarkesa me play station 5 me një cmim të ulët, duke mos përfillur cmimin e referencës, sipas kodit, që kanë këto pajisje në zhdoganim.
- +355 67 220 8888
- [email protected]