STOP-EMISIONI 192 (Sezoni 9) 29 Maj 2024- Shitja e play station, pajisjet në doganë me çmime të ndryshme reference

Shpëtim Dulaj, përfaqësuesi i “Albagame” në Shqipëri, denoncon në “Stop” një fenomen, që ka filluar të lulëzojë në vend në vitin 2023 me shitjen e Play Station 5.Ai shpjegon, se subjekte të vecantë, e deklarojnë më të ulët cmimin real të blerjes së PS5, duke shmangur ligjin, përmes cmimit të referencës dhe tvsh në doganë. Dulaj ka bërë edhe një ankesë në institucionet e linjës Doganë- Tatime, pasi ai dhe një distributor tjetër, që deklarojnë me cimi real, futjen e këtij produkti në Shqipëri, po falimentojnë për shkak të konkurencës së pandershme.Eksperti Zef Preçi shpjegon procedurat e doganës dhe tatimeve dhe evidenton, se ku nuk funksionon sistemi për këtë fenomen.Me kamera të fshehtë, kemi blerë play station 5 në dyqane të ndryshme, ku cmimi ndryshon me 50-100 mijë lekë të vjetra më pak. “Stop” ka zbuluar subjektet dhe portën hyrëse, se nga ndodh ky fenomen.Kodi i importit për këtë pajisje është i njejtë për të gjitha subjektet importuese. Subjektet, që kanë fshehur cmimin real të Play Station 5, e kanë importuar atë nga Dubai dhe e kanë zhdoganuar nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Është e cuditshme, sesi hallka doganore ka zhdoganuar këto ngarkesa me play station 5 me një cmim të ulët, duke mos përfillur cmimin e referencës, sipas kodit, që kanë këto pajisje në zhdoganim.

Rreth tre javë më parë transmetuam një problem në Njësinë Administrative 4, pasi qytetari Arben Jaupi, rezultonte debitor me 111 milionë lekë në OSHEE. Arbeni tha, se ka jetuar në këtë banesë 24 m2, në pronën e të vëllait në vitet 2002-2010 me ish bashkëshorten Edlira Kerri. Në vitin 2010 bashkëshortët u ndanë dhe në banesë qëndroi gruaja, por kontrata mbeti me emrin e Arbenit. Vetëm para 10 ditësh Arbeni u njoh me një faturë 55 milionë lekë, dhe mbifaturimin 111 milionë lekë.Menjëherë Arben Jaupi u interesua tek OSHEE, ku i thanë, se i ka në matës ato, që ka harxhuar, ndaj duhet të lidhë akt-marrëveshje për rinovim kontrate, duke paguar 10 mijë lekë në muaj për 78 vjet.Me ndërhyrjen e gazetares së emisionit “Stop” ky problem u zgjidh, pasi rezultoi, se faturisti kishte lexuar sahatin me 6 shifra dhe jo me 5 sic duhet.Ish-gruaja e Arbenit, Edlira Kerri, së bashku me vajzën, i bënë një kallzim këtij të fundit në Komisariatin nr. 4 për dhunë, nga inati, që Arbeni po kërkonte të drejtën e tij.Cështja shkoi në gjykatë, por gjyqtarja Farie Bundo me të drejtë vendosi refuzimin e urdhrit të mbrotjes, duke i dhënë të drejtë Arbenit.

Një qytetar që udhëtonte nga aeroporti i Malagës në Spanjë, ka gjetur një mënyrë origjinale, për të mos paguar për valixhen, që i kalonte përmasat e lejuara. Ai ka vendosur në mes të aeroportit, të shkulë rrotat e valixhes, për ta bërë atë të përshtatshme, që ta mbajë në dorë në avion pa paguar.

Të Fundit