Rama foli për “gojët që s’i duan të mirën vendit,” Basha: Vetëm pellazgët e ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë

Kanë ardhur reagimet e para të aktorëve politikë në vend pas takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Italisë në Milano.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për “disa gojë” që flasin për “narko-shtet dhe eksod të shqiptarëve në këto 10 vite,” duke i cilësuar deklaratat të pavërteta dhe dashakeqëse.

Megjithatë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj kështu:

“Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja.”

Në një postim të bërë në Facebook, Basha e akuzoi kundërshtarin e tij politik se kërkon të “vjedhë” suksesin e shqiptarëve nëpër borë, “për të mbuluar pushtetin e tij të korruptuar.”

Vota e diasporës, thotë Basha, është një detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë.

Të Fundit