Aksidentohet autobusi në autostradën Durrës-Tiranë, plagoset një pasagjer

Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një autobus është përplasur me bordurën anësore të betonit, në vendin ku devijohet rruga për shkak të punimeve.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një 56-vjeçar, i cili ishte pasagjer dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit