Arben Vyshka nga Elbasani denoncon në “Stop”mbesën e tij Sonila Leci, me profesion avokate po në këtë qytet. Konflikti mes xhaxhait dhe mbesës ka lindur për shkak të pronësisë. Në vitin 1994 dy vëllezrit Vyshka vendosën, që të ndërtonin një shtëpi 3 katëshe në oborrin e shtëpisë së vjetër. Konflikti mes vëllezërve nisi për tendën, që u vendos mbi katin e tyre. Në këtë moment hyn në lojë mbesa avokate Arbenit, Sonila Leci, e cila hapi një proces gjyqsor kundër INUK Elbasan, që vendosi prishjen e tendës së vendosur nga i ati Ali Vyshka, që sot nuk jeton më.Me dokumentat e shtëpisë u mor vëllai i madh Aliu, pasi Arbeni më shumë punonte në Greqi. Dokumentat e pronës u bënë te noterja Majlinda Lato, gjithsej tre dokumenta.Por në skenë ka dalë një tjetër kontratë, me emrin e noteres Majlinda Lato, sipas të cilës Arbeni ia ka falur të gjithë shtëpinë të vëllait, Aliut. Ka dyshime të arsyetuara, që kjo kontratë është e falsifikuar dhe nuk është firmosur nga noterja dhe këtë e konfirmon ajo vetë.
Sipas Arbenit, mbesa e tij ka ndikuar te gjyqtari Ilir Pashai, përmes një kolegu të këtij të fundit. Ilir Pashai i dha të drejtë mbesës, bazuar mbi një kontratë noteriale të falsifikuar. Me anë të kameras së fshehtë, “Stop” konfirmon këtë fakt, përmes një bisede mes xhaxhait dhe mbesës avokate, Sonila Leci. Xhaxhai Arbenitregon, se Sonila ka ndikuar edhe tek Gjykata e Apelit Durrës tek gjyqtari Petraq Dhimitri. Ky ndikim provohet me faktin, se avokatja Sonila Leci ka udhëtuar me gjyqtarin Dhimitri dhe me 2 gjyqtarë të tjerë, për të parë një ndeshje në Barcelonë, fakt për të cilin gjyqtarët e Durrësit u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]