Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku tre të rinj, të moshave 19 dhe 21 vjeç, ë ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.
Policia njofton se pa nisur procedimi për tre të rinjtë, kamarierin e lokalit pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit, si dhe pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit.
Në vijim të veprimeve hetimore janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.