Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën e tij Rexhinën.
“Jam babai më i lumtur në botë” thotë ai.
Rexhina, një nga përfitueset e amnistisë penale u dënua në vitin 2021, si shkaktare e aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë, ku humbën jetën 5 persona.
E djej dhimbejn e fëmijës. Ishte dënuar 5 vite. Ka kryer rreth 3 vite burg, përfitoi ulje nga amnistia 1 vit e 5 muaj”
Si Bedriu, ishin dhjetëra familjarë të tjerë që prisnin të emocionuar dhe me lule në duar të afërmet e tyre të dilnin nga burgu.
Aksidenti tragjik i gushtit 2021
Ishte 26 gusht 2021, Bardh Prodo po udhëtonte si çdo ditë nga Tirana drejt Sarandës me furgonin e tij taksi, kur i preu rrugën një automjet tip Land Rover, i cili drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka. Si pasojë mjeti i tij me targa AA 484 T ra në greminë në Qafën e Muzinës, duke bërë që 51 vjeçari dhe 4 pasagjerë që ndodheshin në furgon, të ndërrojnë jetë. Përveç shoferit, viktima të aksidentit mbetën pasagjerët, çifti i bashkëshortëve, Drita Korçari, 72 vjeçe dhe Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë si dhe çifti ukrainas, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe përdorimi i gurit fresibël që të nxirren trupat nga furgoni i cili ishte shtypur krejtësisht. Ndërsa e vetmja e mbijetuar nga furgoni, është Greta Gaberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.Rexhina Celhaka, 22 vjeçarja që drejtonte Fuoristradën mbeti e plagosur
Shansi i dyte
Gratë dhe vajzat e shohin të ardhmen e tyre si një mundësi të dytë për të riparuar me aq sa munden, gabimet.
“Do shkojmë te familjet tona, sepse dhe ata janë lodhur duke ardhur në këto dyer të vështira. Do nisim një jetë të re”.
“Pavarësisht gabimit që mund të bëjmë, ka një mundësi të dytë”.
“Mbi të gjitha jam penduar” thotë një tjetër
Jashtë ambienteve të burgut kishte edhe familjarë të të dënuarave që nuk arritën të përfitojnë nga amnistia.
“Ishte data e vonuar, prisnim më shpejtë”.
Drejtoresha e Burgut 325 Lindiana Kaleci shprehu besimin se vuajtja e dënimit u ka vlejtur grave si reflektim që të mos përsërisin më gabimet e të shkuarës.
Nga Amnistia Penale përfituan 24 gra dhe vajza, 15 lirohen menjëherë tani dhe 9 të tjera ulje dënimi me 2 vite burg”.