Data 22 Prill shënon Ditën Botërore të Tokës.
Për herë të parë, ajo u caktua në vitin 1970 dhe më pas filloi të zhvillohej çdo vit në nivel global, nga rreth 190 vende.
Në vitin 1969, një aktivist i paqes nga San Francisko, i quajtur John Mçonnell, propozoi një ditë për t’u bashkuar për sigurinë mjedisore. John Mçonnell për Ditën e Tokës, zgjodhi si datë ekuinoksin e pranverës më 21 mars 1970, ndërsa Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson përcaktoi datën 22 prill të vitit 1970, e cila u bë Dita e Tokës në mbarë botën.
Për themelimin e datës së festimit të Ditës së Tokës, Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson u nderua me Çmimin Medalja Presidenciale e Lirisë.
Ashtu si çdo vit 22 Prilli ka një temë të veçantë për të përqendruar vëmendjen globale në çështjet urgjente mjedisore.
Tema e Ditës së Tokës 2024 është “Planeti kundër Plastikës”. Një temë që thekson nevojën për veprim kolektiv për të mbrojtur ekosistemet e planetit, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të ruajtur biodiversitetin.