Një 50 vjeçare në Fier është proceduar në gjendje të lirë pasi ka goditur me tullë bashëshortin e saj.
Ndërsa një 22 vjeçar po në Fier është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij
Njoftimi i policisë:
Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. B., 27 vjeç, banues në Darëzezë, pasi dyshohet se dëmtuar lehtë, me mjet prerës, në krah, një shtetas 28-vjeçar, për motive të dobëta;
-E. M., 67 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në tokën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
–
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 16.04.2024, për largimin nga banesa të shtetases Sh. B., 37 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, ju informojmë se është paraqitur në Polici, babai i kësaj shtetaseje, i cili ka deklaruar se vajza është gjetur dhe është kthyer në banesë.