Për shkak të fluturimeve në distanca të gjata, por edhe të shtrenja në ishujt Maldive, britanikët po shfaqin gjithnjë e më shumë hezitim për të udhëtuar në këtë destinacion mjaft të lakmuar e vlerësuar.
Media “The Sun“ ka një këshillë, harrojini Maldivet dhe shkoni në Shqipëri! Riviera Shqiptare, me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, është më pak se tre orë larg me fluturim nga Britania e Madhe.
Vendi bregdetar ofron plazhe si në ishujt Maldive me shezlongë dhe çadra prej kashte të cilat mund të rezervohen për 8 paund në ditë. Shezlongët mbi ujë gjenden në një nga plazhet me rërë në Shqipëri dhe jo në mes të Oqeanit Indian. Pranë Ksamilit, në jug të Shqipërisë, ndodhet një plazh privat me rrjeta mbiujore që është Pema e Thatë në Ksamil.
Shqipëria mund të mos jetë vendi i parë që u shkon në mendje britanikëve kur mendojnë për një destinacion pushimi, por Riviera e saj ka fituar zemrën e shumë udhëtarëve falë plazheve të saj të bukura dhe kohës së shkurtër të fluturimit. Fluturimet për në Shqipëri nuk janë vetëm më të shpejta se fluturimet për në Maldive, por janë edhe më të shpejta se në ishujt Kanarie, pasi nevojiten vetëm tre orë për të fluturuar nga Britania e Madhe. Fluturimet direkte janë zakonisht të lira, duke filluar nga 60 paund.