Torino ka nisur të ndjekë shembullin e qyteteve të tjera italiane dhe evropiane, ndërsa ka paraqitur ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të jashtme më pak se pesë metra nga njerëzit e tjerë, përveç rasteve të pëlqimit të personave afër tyre, shkruan corriere.it.
Ndalimi do të zbatohet në çdo rast në prani të fëmijëve ose grave shtatzëna.
Prandaj “distanca e mirësjelljes” për duhanpirësit në natyrë e propozuar nga këshilltari Silvio Viale do të kujdeset gjithashtu për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Është një çështje kulturore dhe respekti. Pirja e duhanit mbetet shkaktari kryesor i sëmundjeve mjekësore dhe onkologjike dhe kjo masë do të nxisë konsumimin më të ndërgjegjshëm. Shpresoj që edhe përgjegjësia ndaj hedhjes së bishtave të cigareve mund të rritet gjithashtu. Ky rregull i ri jep një drejtim kulturor duke mbrojtur lirinë e atyre që pinë duhan dhe atyre që nuk pinë duhan”, shton Vitale.