Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpalli të mërkurën ditë zie në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara.
Vetëm një ditë më parë një grua në Pejë u vra nga bashkëshorti i saj me armë zjarri teksa ishin në banesë. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dhe sipas informacioneve bashkëshorti i 43-vjeçares së vrarë, ishte i njohur për dhunë në familje.
Ndërsa para pesë ditësh u vra një 21 vjeçare nga ish-bashkëshorti, pas sherrit të ndodhur mes tyre për kujdestarinë e fëmijës.
Ky fenomen është kthyer në shqetësim, autoritetet kanë ngritur alarmin duke bërë thirrje për mbrojtjen e grave dhe vajzave.
Gjithashtu Flamuri i Bashkimit Europian në zyrën e BE-së në Kosovë është ulur në gjysmështizë në përkujtim të të gjitha grave dhe vajzave tëvrara në Kosovë.
“Sot, flamuri i BE-së valëvitet në gjysmështizë në përkujtim të të gjitha grave dhe vajzave që u vranë në #Kosovë si pasojë e dhunës me bazë gjinore”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së.