Pronari ankohet për ndërtimin pa leje të komshiut, pas transmetimit në Stop fqinji liron ballkonin

Në 7 mars ishim në njësinë 14, te pallatet “Santi Shpk”, në Tiranë, pasi Leonora Hasani, tregoi, se jeton në Amerikë dhe vendosi të blejë një apartament në këtë zonë.Por komshia ngjitur i ka bërë një kabinë xhami, duke iu futur në ballkon.Nga viti 2017 deri në 2023-shin, Leonora nuk kishte dijeni për këtë situatë. Kur u kthye, njoftoi specialistin dhe bashkinë, por iu tha, se rasti nuk ishte kapur në flagrancë, ndaj dhe institucionet nuk kanë marrë asnjë masë.Pas publikimit në “Stop” komshinjtë e kanë prishur ndërtimin pa leje, duke e kthyer ballokin e vet dhe të denoncueses në gjendjen e mëparshme.

Të Fundit