Nga portali “infermierët për Shqipërinë” në Malësinë e Madhe, kanë dalë fitues 37 infermierë, që presin për një vend pune.Në Qendrën Shëndetsore të Tamarës ka dalë një vend vakant në 30 mars 2024. Përvec këtij vendi, në këtë qendër, janë dhe dy infermiere, që kanë mbushur moshën e pensionit, por vazhdojnë të rrinë në detyrë.Një vajzë është drejtuar në redaksinë tonë, duke thënë, se është fituese në portal dhe pret një mundësi punësimi. Por infermieret, që kanë mbushur moshën mbahen nga drejtuesi i qendrës, i cili nuk shfaqet në punë dhe mban zonjat në fjalë për ta mbuluar.Vetë infermieret pranojnë, se kanë mbushur moshën e pensionit, por thonë, se nuk ka se kush t’i zëvendësojë.Edhe pse nuk ka asnje kërkesë, sërish sipas rregullit, duhet që të shpallen vendet vakante. Në Njësinë vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, na u tha, se eshte një vend i lirë në Tamarë. Në Drejtorinë rajonale të kujdesit shëndetesor na premtuan, se në pak ditë do të thirren të interesuarit për vendin vakant.
Në 20 mars ishim në fshatin Tamarë, në njësinë administrative Kelmend.Në këtë fshat ndodhet një konvikt për të gjithë nxënësit e fshatrave përreth, të cilët duan të shkollohen në shkollën e Tamarës.Në redaksinë e emisionit Stop erdhi një informacion, se në këtë konvikt janë të punësuar plot 8 punonjës:një kujdestare, njëmagaziniere, një sanitare, një punonjëse mirëmbajtjeje dhe 3 roje.Këta punonjës marrin rrogën për një godinë boshe pasi, sipas informacioneve, në këtë konvikt nuk fle asnjë nxënës. Edhe pse nuk ka nxënës konviktorë, sërish Bashkia e Malësisë së Madhe ka investuar në këtë konvikt plot 21 milionë lekë të vjetra. Por kushtet aty ishin skandaloze.Për këtë problematikë takuam zv. Kryetarin e bashkisë së Malësisë së Madhe, i cili tha, se do të merren të gjitha masat, pa permendur asgjë konkrete. Ndërsa kryetari i bashkisë kërkoi shkresa e thirri përforcime sigurie, për t’u “mbrojtur” nga pyetjet e gazetares.
Një majmun është filmuar duke larë pjatat, punë, që e bën më mirë se një amvisë.Një burrë ka marrë përsipër të provokojë një gomar, duke e imituar, deri në pikën, sa edhe gomari fillon të pëllasë.