Sipas një studimi të kryer nga Zyra Federale e Statistikave, për herë të parë pas 10 vitesh në Zvicër, më shumë njerëz flasin gjuhën shqipe se atë portugeze.
Për vite radhazi, portugalishtja ka qenë gjuha e huaj e dytë më e folur në Zvicër pas anglishtes. Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2022 rreth 292 mijë njerëz kanë folur shqipen në Zvicër.
Në vend të tretë, si gjuhë e huaj më e folur është gjuha portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbo-kroatishtja.
Kur bëhet fjalë për gjuhën që flitet në shtëpi, portugalishtja është gjuha e dytë e huaj me 3.6 për qind e popullatës në Zvicër që e flasin në shtëpi, ndërsa shqipja pason me 3.3 për qind.
Gjuha gjermane, franceze dhe italiane janë gjuhët zyrtare që fliten më së shumti në Zvicër.