Fushë Krujë: Vritet në banesë Gentjan Bejtja, i shpëtoi tre atentateve më parë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Larushkë të Fushë Krujës. Gentjan Bejtja është ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tij, si pasojë e një atentati me armë zjarri.

Tvklan.al mëson se 42-vjeçari ndodhej në serat e tij, së bashku me bashkëshorten dhe njërin prej djemve, kur u vra.

“Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar“, tha policia e Krujës në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht janë të paqarta. Sipas të dhënave të deritanishme, në atentat dyshohet të kenë marrë pjesë 3 persona, të cilët qëlluan me breshëri plumbash ndaj viktimës

Po ashtu, raportohet se pak kohë pas ngjarjes autoritetet kanë gjetur në flakë një automjet në fshatin Hasan, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

 

42-vjeçari, person me precendentë të mëparshëm penalë, u kishte shpëtuar deri më tani 3 atentateve.

Më datë 4 Korrik të vitit 2023 atij iu bë një atentat, jashtë ambienteve të banesës ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan L. Sino 29 vjeç dhe të plagosur Alvi G. Bejtja 13 vjeç dhe djali tjetër 10 vjeç.

Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.

Të Fundit