Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ka goditur Malin e Zi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Tërmeti ka rënë në orën 04:05 në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Lëkundjet e forta u ndjenë deri në Tiranë, megjithëse forca goditëse ishte reduktuar. Ndërsa në veri të vendit, në qytet pranë kufirit me Malin e Zi, por në Kosovë, lëkundjet sizmike u ndjenë më të forta.
Nga tërmeti i fortë nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale në Mal të Zi.