Një baba 38-vjeçar është shpallur fajtor për mbytjen e dy fëmijëve të tij për vdekje, një krim që tronditi shtetin e Nebraskës në vitin 2021. Adam Price doli në gjyq muajin e kaluar për vrasjen e vajzës së tij 5-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.
Price u dënua për të dyja akuzat e vrasjes së shkallës së parë, por zyra e prokurorit të qarkut tha se nuk do të kërkojë dënimin me vdekje. 38-vjeçari ishte ndarë nga gruaja dhe ishte me dy fëmijët në shtëpi në Nebraska.
Prokurorët thanë se Price kishte paramenduar vrasjen e dy fëmijëve të tij të vegjël dhe më vonë ua rrëfeu krimin dy priftërinjve të ndryshëm. Sipas të njëjtave informacione, Price u tha detektivëve se vendimi i tij për të vrarë fëmijët e tij “nuk ishte spontan”.
Kur u pyet nëse ai “mund ta bënte këtë ditë përsëri”, Price i tha një detektivi se “do ta bëja përsëri”. Hetuesit thanë se Price tërhoqi 1500 dollarë nga dy ATM të ndryshme përpara vrasjes së fëmijëve të tij.
Atë ditë ai nuk u është përgjigjur telefonatave të nënës së fëmijëve, për pasojë kjo e fundit është shqetësuar dhe ka lajmëruar policinë.
“Emmy dhe Teddy ishin fëmijët më të ëmbël dhe më të dashur dhe ata nuk e meritonin të largoheshin nga kjo tokë kështu”, shkroi Nicole Nielsen, një mikeshë e familjes.
Dy priftërinj të ndryshëm dëshmuan gjatë gjyqit të Price. Të dy i thanë gjykatës se Price kishte ardhur tek ata dhe kishte pranuar se kishte vrarë fëmijët e tij.