Ndodhemi në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda.Grigor Buda, është gjyshi i 18 vjecarit, Nino Buda, që është i paralizuar. Prej 4 vitesh të riut i janë ndarë prindërit, të cilët kanë krijuar familje të reja, duke e lënë Ninon te gjyshërit.Grigori thotë, se Nino ka një vit pa u larë, pasi ai dhe e shoqja, janë të vjetër e nuk e ngrenë dot.18 vjecari merr 250 mijë lekë kemp dhe 150 mijë lekë i merr gjyshi për kujdestarinë. Grigori tregon, se Ninon e kanë operuar nga sytë, ai ka probleme me mushkërinë, dhëmbët, por për të nuk kujdeset askush.Vetë 18 vjecari kërkon të rrijë me të ëmën, por kur ishte me të, iku për pak ditë, pasi ajo i vuri dorë.Më pas shkoi te babai, gruaja e të cilit nuk pranoi ta mbante, ndaj përfundoi te gjyshërit. Për cështjen e 18 vjecarit të braktisur nga prindërit, Nino Buda, takojmë të ëmën e Ninos, Klodiana Buda me bashkëshortin e saj të ri. Ajo thotë, se nuk është e aftë ta mbajë djalin, pasi ka probleme të shëndetit mendor dhe mund t’i bëjë keq. Sipas saj, i biri duhet të shkojë në një qendër rezidenciale.Ne interesohemi në Bashkinë e Elbasanit, ku drejtoresha Eltiona Kolla, tha, se Elbasani nuk ka qendra rezidenciale, por ajo do të interesohet, që ta sistemojë me Shërbimin social sa më afër. Me 5 punonjës së bashkisë Elbasan shkojmë në shtëpinë e Ninos, ku gjyshërit plotësojnë dokumentacionin dhe pranojnë, që nipi të sistemohet në një qendër rezidenciale në Tiranë.
Lista e barnave të rimbursueshme dhe e pajisjeve mjekësore është një nga paketat e rëndësishme, që financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Skema e ilaceve të rimbursuara është një ndihmë për shumë kategori, sidomos për pensionistët. Por funksionimi le shumë për të dëshiruar. Për shkak të marëdhënieve klienteliste, Lista e Rimbursimit të Barnave ka dy vite, që nuk është publikuar, edhe pse duhet të bëhet cdo vit.
Mosndryshimi i kësaj liste, bën, që vetëm një medikament të rimbursohet, duke krijuar kështu monopol në këtë treg.Rezulton, se kompania Delta Farma është e përkëdhelura e Ministrisë së Shëndetsisë.P.sh xarelto 15-20 mg nga kompania Bayer, me distributor Delta Farma, është regjistruar në listën e ribursimit, dhe cmimi për një kuti, është 35.44 euro. Për një vit Fondi ka rimbursuar 100 000 kuti Xarelto. Por, nëse do të ishte rifreskuar lista e rimbursimit, në treg do të kishte edhe alternativa të xareltos, ku më i liri, kushton 14.2 euro. Në këtë mënyrë buxhetit të shtetit do t’i ishin kursyer 2.5milionë euro në vit vetëm me këtë medikament.
Dy ditë më parë transmetuam një tabelë reklame në një nga rrugët e Tiranës, që pengonte kalimtarët, të shihnin automjetet dhe makinat për të parë këmbësorët.Të nesërmen e transmetimit punonjësit e IMT-së kanë hequr reklamën e rrugës, duke liruar fushëpamjen te vijat e bardha për banorët e kryeqytetit.