Trupi i pajetë i një 65-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin.
Ai rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit Buna më 17 dhjetor të vitit të kaluar, teksa ishte duke peshkuar.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi”, njofton policia.