Jemi në njësinë numër 3 në Tiranë me zonjën Fiqirete Sakollari, e cila pas vdekjes së bashkëshortit Xhafer, mëson, se ai ia kishte lënë shtëpinë në Tiranë dhe Vlorë djalit të tij nga martesa e parë. Fiqiretja tregon, se ishte martuar me Xhaferin prej 22 vjetësh. Në 3 shkurt ajo është njohur me një njoftim noterial, se duhet të lirojë shëpinë. Testamenti është përpiluar në zyrën e noteres Diana Kamberi, e cila i ka thënë Fiqiretes, se nuk i takon shtëpia, pasi është blerë para martese. Zonja Sakollari është 66 vjec, invalide dhe nuk ka ku fut kokën.Ne shkuam në zyrën e noteres Kamberi, e cila pretendon, se ka vepruar konform ligjit.
Fiqirete Sakollari ka lidhur martesë në vitin 2002. Në vitin 2005 bëhet vetëdeklarimi për shtëpinë në Tiranë, ku prodhohet leje legalizimi dhe certificatë pronësie. Në këtë pikë automatikisht Fiqirete dhe Xhafer Sakollari janë me 50% pjesë takuese pronarë. Eksperti për cështjet noteriale, Fatmir Laçej thotë, se zonja është pjesëtare në pronë dhe kjo situatë duhej studiuar nga noteri, që ka marrë testamentin, pasi jo cdo dëshirë e testatorit, është e ligjshme.Ka një klauzolë në ligj, që thotë, se kur një bashkëshort është i sëmurë, apo i moshuar, nuk të përjashtohet nga trashëgimia as me testament.Djali i të ndjerit Xhafer, Edmond Sakollari, ka kaluar në emër të tij në mënyrë të paligjshme pronësinë e pasurisë 50m ndërtim dhe 90 m truall, gjë që ka cuar në këtë situatë paligjshmërie.
Ligji i amnistisë nuk mundi sot të votohet në séancë plenare, pasi nuk ishin siguruar 84 votat e domosdoshme për të.Pas seancës, kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Cuci, tha, se tërheqja nuk u bë për shkak të mungesës së votave, por në respekt të traditës së konsensusit.